Aktualitet

I grabitën varësen e floririt një gruaje e iu gjet drogë në banesë, arrestohen 4 persona

11 Maj 2022, 14:01 Nga DOSJA
I grabitën varësen e floririt një gruaje e iu gjet drogë

TIRANË- 4 persona kanë përfunduar në prangat e Policisë e Shtetit, pasi gjatë kontrollit në banesat e tyre u është gjetur lëndë narkotike, e ndarë në pako dhe gati për shitje. Sipas Policisë së Shtetit në pranga kanë përfunduar: Rigers Gega, Bajram Allushi, Ridvan Kapllani dhe Benard Murrja. Hetimi ndaj tyre nisi pasi një grua i denoncoi në Komisariatin e Policisë, me pretendimin se të katër të rinjtë i kishin vjedhur varsen e floririt. Me të marrë denoncimin, Policia ka shkuar në banesën e një prej të arrestuarve, ku dhe ka gjetur lëndë narkotike të llojit kanabis. Kështu që ka vendosur që aksionin ta zgjeronte edhe në banesat e tre të tjerëve, ku në total janë gjetur 23 kg kanabis, e gjitha e ndarë në pako dhe në formë çokollate.  

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çekreza”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Krujë. I vodhën me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 4 autorët e dyshuar. Në banesën e njërit prej të arrestuarve, Policia ka gjetur 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me varësen e floririt dhe 2 automjete të cilat dyshohet se 4 autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se 4 persona i kishin vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Çekreza”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve: – R. G., 24 vjeç, B. A., 29 vjeç dhe B. M., 29 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim; – R. K., 26 vjeç, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Berisha”, në Çekrezë, i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt, shtetases E. C. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa në formë çokollate dhe një peshore elektronike. Gjithashtu u sekuestruan 2 automjete të cilat dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë kryerjes së krimit, 4 aparate celulare dhe varësja e floririt që dyshohet se i kanë vjedhur shtetases E. C. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet bajram allushi benard murrja operacioni çekreza ridvan kapllani rigers gega tirane bajram allushi benard murrja operacioni çekreza ridvan kapllani rigers gega tirane

Sondazh

Poll