Aktualitet

Mbante veten për të shkuar në punë, zanafilla e xhelozisë së burrit që vrau gruan në Durrës

20 Korrik 2019, 13:10 Nga DOSJA
Mbante veten për të shkuar në punë, zanafilla e

DURRËS– Azbije Kuka, 37-vjeçarja nga Durrësi, e cila u masakrua një ditë më parë nga bashkëshorti i saj është përcjellë mes lotëve për në banesën e fundit. (Lexo këtu)

Pas përfundimeve të ekzaminimeve mjeko-ligjore, familjarët e saj kanë tërhequr trupin e saj nga morgu për t’i kryer nderimet e fundit. Mësohet se ata nuk kanë pranuar që trupi i viktimës të kryej ritet mortore ne banesën e të shoqit.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kohët e fundit, që kur 37-vjeçarja kishte filluar të punonte si edukatore në një kopësht në Durrës, mes çifti kishin nisur debatet për shkak të xhelozisë.

Edhe ishte Ardiani ai që ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshorten pasi kjo e fundit kishte nisur të kujdesej më shumë për vetën për shkak të punës së re.

Kujdesi i shtuar i 37-vjeçares për veten ka bërë Ardian Kukën që të dyshonte se gruaja e tij mund të kishte ndonjë lidhje jashtëmartesore.

Debatet mes Ardianit dhe Hazbijes kishin nisur të intesifikoheshin, ndërsa mesditën e djeshme degraduan deri në përdorimin e thikës. 

Në debat e sipër ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8-vjeçar, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e punës në drejtim të paditur.

Ai u gjet i mbytur ditën e sotme në vendin e quajtur Sektor Rinia, në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autori para se futej në det ose ka qenë i dehur ose ka konsumuar ndonjë lloj helmi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adrian kuka azbije kuka krim ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri adrian kuka azbije kuka krim ne familje ne durres vrasja e haz\bije kukes nga burri

Sondazh

Poll