Aktualitet

Imazhet e rralla në zgjedhjet e para pluraliste. Si votuan Nano, Berisha, Ramiz Alia dhe intervistat e tyre para kamerave

20 Korrik 2019, 12:23 Nga DOSJA
Imazhet e rralla në zgjedhjet e para pluraliste. Si votuan Nano, Berisha,

TIRANË- Presidenti Alia i veshur me pallton e zezë duke votuar i qeshur nën blicet e aparateve fotografik dhe kamerave me gazetarë vëndas dhe të huaj që e kanë rrethuar në pritje për t’i marrë ndonjë pronocim apo intervistë, më tej në një miting elektoral në Pallatin e Kongreseve duke përshëndetur mbështetësit e shumtë të Partisë së Punës, lideri karizmatik i Partisë Demokratike, Sali Berisha i veshur me kostum të zi duke dalë nga dhoma e fshehtë për të votuar në kutinë prej kombesate e mbështjellë me beze të kuqe në vështrimin e dy tre zonjave anëtare të komisioneve zonale në qëndrën e tij të votimit, më tej në zyrën e tij në selinë e Partisë Demokratike duke pritur delegacione të huaj apo në konferenca shtypi e mitingje elektorale i shoqëruar nga disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, si: Aleksandër Meksi, Neritan Ceka, Azem Hajdari, Genc Pollo, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Edmond Budina, etj, kryeministri shqiptar Fatos Nano i veshur po me kostum të zi dhe vrejtur në fytyrë duke marrë fletën e votimit dhe duke votuar në zonë e tij elektorale i shoqëruar nga bashkëshortja Rexhina, më tej në konferenca shtypi apo duke dhënë intervista me gazetarë vëndas dhe të huaj, apo në mitingje elektorale i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e afërt dhe mbështetësit e tij, qëndra votimi dhe zgjedhës duke hedhur votën në ditën e zgjedhjeve dhe komisjone zonale që ndjekin procesin apo numërojnë votat, selitë përkatëse të rrethuar nga anëtarët dhe mbështetësit si dhe posetra elektorale me slloganet e dy tre partive kryesore që janë vënë në vënde të dykshme të kryeqytetit shqiptar, Tiranë.

Kjo është pak a shumë atmosfera dhe situata e zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit të vitit 1991 kur dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pas shpalljes së pluralizmit politik në Shqipëri, e cila na vjen përmes disa fotove me imazhe të rralla që po i publikojmë ekskluzivisht për gazetën TemA.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fatos nano presidenti alia sali berisha tirane fatos nano presidenti alia sali berisha tirane

Sondazh

Poll