Mitat Tola apel shoferëve për parandalimin e aksidenteve, pas kreut të Policisë Rrugore përplasen dy mjete (VD)
20 Korrik 2019, 12:45Nga DOSJA
TIRANË– Teksa drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tole po fliste për menaxhimin e trafikut dhe masat e shtuara nga policia rrugore gjatë sezonit të verës, jo shumë metra larg tij ndodhi një aksident.
Gjatë fjalë së tij, Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola tha se policia rrugore ka shtuar patrullimet me qëllim zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor për sezonin e verës.
Tola tha se janë parandaluar ndjeshëm aksidentet si pasojë e masave të marra.
“Sezoni turistik për policinë rrugore ka filluar herët me masa përgatitore në mars-prill-maj. Ndërkohë që sot është një ditë normale e monitorimit në akset rrugore, në zonat turistike. Në të gjithë këto segmente ka shërbime shtesë të policisë që monitorojnë, shohin shkeljet më të dukshme të tyre, dhe bëjnë kujdes që njerëzit të shkojnë të sigurt dhe të kthehen të sigurt. Akset më të ngarkuara të shtunën dhe të dielën, mbeten dalja nga Tirana, pjesa e Gjirit të Lalzit, pjesa e segmentit rrugor nga Durrësi në Vlorë, por edhe trafiku urban në qytetin e Vlorës deri në zonën e plazhit. Mbetet problem edhe Saranda”, tha Tola.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Presidenti Alia i veshur me pallton e zezë duke votuar i qeshur nën blicet e aparateve fotografik dhe kamerave me gazetarë vëndas dhe të huaj që e ...
DURRËS- Dy adoleshentë janë arrestuar nga Policia pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri gjatë natës.Në prangat e policisë kanë rënë: K.N., 18 vjeç...
Durrës- Adriatik Kuka, i cili një ditë më parë vrau me thikë në zemër gruan e tij është gjetur i mbytur në vendin e quajtur Sektor Rinia, në Durrës.Për Dosja.al...
SARANDË– Trafik kilometrik në aksin Muzinë-Sarandë. Shkak për qarkullimin e rënduar të mjeteve është bërë qarkullimi i makinave të tonazhit të rëndë edhe p...
Fier- Në prangat e policisë së Fierit ka rënë një 40-vjeçar me iniciale M.L pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh. Sipas policisë ka ai vjedhur dy varëse...
Durrës- Lajmi i vrasjes së Hazbie Kukës nga burri i saj Adriatik Kuka ka tronditur së shumti edhe familjarët e saj. Tezja e Adriatik Kukës ka deklaruar e trondi...
Durrës- Adriatik Kuka, i cili një ditë më parë vrau me thikë në zemër gruan e tij, është gjetur i mbytur në vendin e quajtur Sektor Rinia, në Durrës. Sipas pol...
Elbasan– Një viktimë tjetër nga aksidentet. 26 vjeçari me inicialet G.B, i aksidentuar katër ditë më parë në Papër të Elbasanit, ka ndërruar jetë mbrëmje...
Tiranë- Projektligjet e propozurara nga kryeministri Edi Rama për “disiplinimin” e medias në internet u publikuan të enjten në faqen e Kuvendit të Shqipërisë du...