Aktualitet

Tmerruan banorët/ Qëlluan me armë në ajër gjatë natës në Manëz, pranga dy adoleshentëve

20 Korrik 2019, 12:11 Nga DOSJA
Tmerruan banorët/ Qëlluan me armë në ajër gjatë

DURRËS- Dy adoleshentë janë arrestuar nga Policia pasi kanë qëlluar në ajër me armë zjarri gjatë natës.

Në prangat e policisë kanë rënë: K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Gjatë operacionit të policisë atyre iu sekuestrua një armë zjarri pushkë dhe fishekë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Manëz, Durrës

Qëlluan me armë zjarri në ajër në mesnatë, duke krijuar panik tek banorët, arrestohen në flagrancë nga Policia, dy adoleshentët.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë dhe fishekë

Shërbimet e Postës së Policisë Manëz, falë informacionit të qytetarëve dhe reagimit në kohë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen adoleshentet durres arrestohen adoleshentet durres

Sondazh

Poll