Aktualitet

Vidhnin banesat në ishullin luksoz të Mykonos, arrestohen 7 “skifterët” shqiptarë, një në kërkim

20 Korrik 2019, 13:25 Nga DOSJA
Vidhnin banesat në ishullin luksoz të Mykonos, arrestohen 7

GREQI– Shtatë shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen për grabitje banesash në ishullin luksoz të Mykonos.

Mësohet se janë arrestuar shtatë shtetas shqiptarë të moshës 23 deri në 39 vjeç dhe se një tjetër është shpallur në kërkim.

Shqiptarët e arrestuar akuzohen për: organizim të grupit kriminal, vjedhjes, dhunës ndaj nëpunësve civilë, hyrjes ilegale, posedimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Ata u kapën teksa po udhëtonin me një makinë, në të cilën gjatë kontrollit të policisë u gjetën: 8 pasaporta të palëve të treta; shufra metalike; 4 doreza pune; 2,230 euro, 1,500 dollarë, 11,000 paund Liban, 180 rads të Afrikës së Jugut; 3 telefona celularë.

Personat e arrestuar u dërguan në Prokurorinë e Simvoulio Syros, ndërsa hetimi vazhdon me qëllim që të verifikohet përfshirja e tyre edhe në raste të tjera të ngjashme.

Marrë nga Ereportaz.gr

(k./m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arreston shqiptaret ne greqi greqi ishulli i mykonos arreston shqiptaret ne greqi greqi ishulli i mykonos

Sondazh

Poll