Aktualitet

Vrau gruan me thikë në zemër, çfarë bëri Adriatik Kuka para se të mbytej

20 Korrik 2019, 09:13 Nga DOSJA
Vrau gruan me thikë në zemër, çfarë bëri

Durrës- Adriatik Kuka, i cili një ditë më parë vrau me thikë në zemër gruan e tij është gjetur i mbytur në vendin e quajtur Sektor Rinia, në Durrës.

Për Dosja.al burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori para se futej në det ose ka qenë i dehur ose ka konsumuar ndonjë lloj helmi.

Theksojmë se Adriatik Kuka dinte shumë mirë not dhe kjo edhe edhe dyshimet se ai mund të ketë konsumuar ose helm ose alkool para se të futej në ujë. Pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.

Ditën e djeshme Adriatik Kuka vrau gruan e tij Hazbie Kukën me thikë në zemër në sy të fëmijës 8-vjeçar dhe u largua nga nga vendngjarja. 36-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit. Daja i autorit tregoi se një nga arsyet e krimit ka qenë xhelozia. Adriatik Kuka ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së në Durrës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik kuka hazbie kuka krim ne familje ne durres veprimi i kukës adriatik kuka hazbie kuka krim ne familje ne durres veprimi i kukës

Sondazh

Poll