Politike

VD-Rama: S’ka të paprekshëm, kush del para drejtëssië, derën e PS e ka të mbyllur

11 Maj 2022, 08:10 Nga DOSJA
VD-Rama: S’ka të paprekshëm, kush del para drejtëssië,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se në radhët e Partisë Socialiste nuk ka persona të paprekshëm. Në një konferencë për mediat me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, Rama tha se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mund t’i hetojë lirisht pa pasur asnjë presion nga lidershipi i kësaj partie. Rama tha se çdo njeri që do të ketë probleme me drejtësisë, derën e PS-së do ta ketë të mbyllur.


“Përshëndetje dhe faleminderit, jemi këtu sot në vijim të një diskutimi që është ngjallur nga qëndrimi im në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste lidhur me nevojën që SPAK të hetojë në mënyrë gjithëpërfshirëse korrupsionin e politikanëve dhe të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar që si të tillë janë përjashtuar nga procesi i Vettingut. Disa e kanë quajtur presion mbi drejtësinë, disa të tjerë si frikë nga ika e pushtetit. Pavarësisht interpretimit, për mua më e rëndësishme është që ky diskutim të bëhet, SPAK mbush 3 vjet, Vettingu dhe pak javë mbush 5 vjet dhe për pak vite pritja e popullit shqiptar për një drejtësi të drejtë dhe të barabartë mbush 35 vjet. Prandaj si dikush që për shkak të detyrës e ka udhëhequr politkisht, moralisht dhe vendosmërisht reformën në drejtësi, si njeriu që është sulmuar më shumë për këtë reformë dhe jo vetëm nga kundërshtarët e saj, unë besoj se të drejtën që në këtë moment që në njëfarë mënyre mbyll një cikël dhe hap një të ri në aspektin kohor, të drejtën që ta ndaj me publikun nuk ma heq askush, I kam dhe i kemi mbështetur të gjithë vendimet e SPAK. Pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi bërë të qartë dhe kemi treguar se për ne nuk ka të paprekshëm. Çdokush në radhët tona që me drejtësinë ka një llogari të hapur me drejtësinë, derën e kësaj partie e ka të mbyllur,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Rama-Kim: Të kërkosh rezultate nga SPAK, s’është presion! Nuk ndalemi

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022 edi rama rama me gazetaret 11 maj 2022

Sondazh

Poll