Politike

Gara për kreun e PD/Ibsen Elezi shpalos platformën: Të shtyhen zgjedhjet, debat me Berishën

10 Maj 2022, 17:06 Nga DOSJA
Gara për kreun e PD/Ibsen Elezi shpalos platformën: Të shtyhen

TIRANË– Kundërshtari i Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen me 14 ditë të ditës së zgjedhjeve që pritet të zhvillohen në selinë blu. Sipas tij, afati i lënë në dispozicion (deri 22 maj) nuk lë shumë hapësirë për takimet me bazën e parties, ndaj dhe kërkon mirëkuptimin për shtyrjen e afatit, pork jo duket se nuk është kërkesa e vetme që ai ka. Në një deklaratë për mediat, mes akuzave për Komisionin e Rithemelimit, ai shtoi se pikërisht anëtarët e këtij grupimi e kanë keqpërdorur besimin e demokratëve të Kuvendit të 11 dhjetorit, duke manipuluar edhe procese të rëndësishme.

Po ashtu, Elezi kërkoi që takimet elektorale t’i bënte së bashku me Sali Berishën në terren në formën e një debati para anëtarësisë, por nuk harroi që të kërkonte dhe largimin nga Komisioni Zgjedhor i dy anëtarëve, kryetares Albana Vokshi dhe Enno Bozdos. Sipas demokratit, të dy janë manipulues votash dhe nuk mund të jenë vëshgues dhe garantues të një gare të drejtë.

“Rithemelimi po i afron modelin Basha. Kërkoj dakordësi nga kandidati tjetër që të largohet nga Komisioni Zgjedhor të Albana Vokshi dhe Enno Bozdo si persona të implikuar në procesin e manipulimit të votave në zgjedhjet e 13 qershorit dhe 17 korrikut 2021, jo vetëm si garanci e procesit, por edhe imazhin e PD. Shtyrjen me 14 ditë zgjedhjet, do duhet 7 takime çdo ditë. Zhvillimin e takimeve të [përbashkëta me debat publik para anëtarësisë siç u premtua nga kandidati në Foltore. Shifrat e votimit kalonin mbi 100% që tregon se ai proces ka qenë i manipuluar, me dhjetëra raste ku anëtarët votoni 3-4 herë,”- tha Elezi. Nga selia blu Ibsen Elezi zbuloi 2 shtyllat ku do të mbështetet platforma e tij, duke përmendur: zgjerimin e PD dhe kthimin e saj te vlerat konservatore.

FJALA E PLOTË:

E konsideroj të hapur fushatën elektorale nga ky moment që e quaj veten si kandidat për kryetar. Kuvendi i 11 dhjetori ishte për rrëzimin e modelit anti-demokratik Basha dhe ndërtimin e një modeli të ri mbështetur në parimet themelore demokratike. Konstatoj se premtimet e foltores u shkelën duke kryer një akt tradhëtie ndaj kuvendit të 11 dhjetorit. Kandidimin tim e shoh si një detyrim për tu përballur me fenomene negative anti-demokratike që po na rrënojnë çdo ditë. Si zgjidhje e kësaj situate do të mundohem të paraqes një platformë të thjeshtë dhe konkluduese që do ta nxjerrë PD nga kriza. Do të mbështetet në dy pika. Hapja e një procesi të gjerë debati për të rikthyer besimin që është humbur ndër vitë. Krjimi i një force politike si një model vërtetë i respektimit të parimeve themelore demokratike do të ishte hapi i parë. Kthimi nga një shoqëri e hallakatur në një shoqëri të përmbledhur rreth një boshti të vlerave morale, është e vetmja rrugë që mund ta qoje PD-në në fitore. Unë ju oftoj një rrugë të re me figura të reja politike që japin shpresë për të ardhmen e PD-së. Kjo nuk është një garë e barabartë por e vështirë por me mbështetjen tuaj mund t’ja dalim.

Kërkesë Rithemelimit për dakordësi:

Largimin nga komisioni i organizimit dhe kontrollit elektoral të kryetares Albana Vokshi dhe anëtarit Eno Bozdo.

Shtyrjen me 14 ditë të datës së zgjedhjeve për kreun e PD.

Zhvillimin e takimeve elektorale të përbashkëta”

Kjo është hera e dytë që garon për të njëjtin post, pasi vitin e shkuar kërkoi që të sfidonte Lulzim Bashën, por u përjashtua nga gara pasi nuk i plotësonte kushtet. 7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, por për shkak se në garë është vetëm Berisha, afati u shty. Nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verfikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë depozituar dokumentat, për kreun e PD-së, e në rast se Elezi nuk mund të garojë, Berisha ka gati planin “B”. Ai ka deklaruar se do të mbahet referendum për drejtimin e selisë blu, e se nuk do të shpikë kandidatë falso për zgjedhje të rremë.

Ndërkohë që më herët, ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe anëtari i Këshillit, Fatbardh Kadilli kishin shpallur në media kandidaturën e tyre, por vendosën për arsye të ndryshme që të tërhiqeshin nga gara.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike gara per kreun e pd ibsen elezi gara per kreun e pd ibsen elezi

Sondazh

Poll