Politike

Përplasjet me PS, Meta: Nuk mund të isha pëllumbi i paqes, bëra çdo gjë që munda…

10 Maj 2022, 20:00 Nga DOSJA
Përplasjet me PS, Meta: Nuk mund të isha pëllumbi i paqes,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar përplasjet që ka pasur me Policinë Bashkiake në zyrat e “Fryma e Re Demokratike”, ku u kërkua largimi nga zyra i Sali Shehut. Në fjalën e tij në emisionin “Top Story”, Meta tha se në situata të vështira që po kalonte vendi, presdenti nuk mund të ishte një “pëllumb paqeje”.

“25 prilli do të ishte më keq se Elbasani po të mos ndërhynte Ilir Meta. Ju mund të thoni si mund të shkojë presidenti të ngrejë zërin tek FRD? Kush është më afër zyra e PD apo Presidenca? Nuk ushtron dot dhunë askush në prezencë të presidentit dhe në një situatë të tillë nuk mund të jem pëllumbi i paqes. Njerëzit po ikin nga vendi, unë nuk e di çfarë mund të kisha bërë me shumë. Bëra çdo gjë që të mbroja Teatrin. Kam kthyer ligje, i kam çuar në SPAK, Prokurori,”-tha Meta ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll