Aktualitet

Familja Koço në Jalë kërcënon me ngujim: Na prishën shtëpinë, na morën tokat

11 Maj 2022, 07:40 Nga DOSJA
Familja Koço në Jalë kërcënon me ngujim: Na

VLORË– Familja Koço kërcënon se do të ngujohet pasi pronën ku pretendojnë se jetonin prej katër brezash ua kanë shembur. Në një prononcim për FaxNeës, Andon Koço shprehet se do të ngujohet familjarisht deri në momentin që do tu japin zgjidhje. Ai thotë se ka foto që tregojnë lidhjen e tyre me tokën ku ishte shtëpia që u kanë shembur, por që askush nuk u aka marrë parasysh.

“Këtu duhet të shtëpia jonë, na e shëmbën. Familja ime prej katër brezash ka jetuar këtu. Ka foto që dëshmojnë lidhjen tonë me tokën. Nuk do të zmbrapsemi, do të ngujohemi. Nuk do të bëjmë hapa pas, duam zgjidhje,”- thotë Koço.

Familja Koço vijon prej muajsh betejën për tokën e saj në Jalë. Gjykata e Shkallës së parë në Vlorë vendosi pro familjes Koço, ndërkohë që në Apel iu hap rruga ndërtimit të resortit. Familja Koço ka ngritur dy padi të tjera kundrejt kompanisë që po ndërton. Sipas familjes Koço kompania po ndërton me dokumente të faksifikuara nga ALUIZN-i i Vlorës në vitin 2018.

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet andon koco jalë andon koco jalë

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2022, 06:24

Rusia bombardon stacionet hekurudhore në Ukrainë

RUSI- Në luftën në Ukrainë, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër objektet hekurudhore të vendit. Në fakt hekurudha është kthyer në një nga mjetet më të...