Aktualitet

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Kokë, nuk shqyrton kërkesën për zbutje mase

11 Maj 2022, 07:13 Nga DOSJA
Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Kokë, nuk shqyrton

TIRANË– Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Mësohet se GJL nuk ka marrë në shqyrtim kërkesën për heqjen e masës së arrestit me burg të Kokës. Nga ana tjetër Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar datën për seancën e radhës gjyqësore ndaj ish-Ministrit Koka.

Seanca pritet të mbahet me 17 maj në orën 11:00 dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Koka pretendohet se ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, ndërsa gjithashtu akuzohet edhe për Inceneratorin të Elbasanit që sipas prokurorisë ka marrë ryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij. 

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet kryesore

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2022, 06:24

Rusia bombardon stacionet hekurudhore në Ukrainë

RUSI- Në luftën në Ukrainë, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër objektet hekurudhore të vendit. Në fakt hekurudha është kthyer në një nga mjetet më të...