Politike

Zgjedhjet lokale 2019, Meta:Kam folur me Ruçin,ishte planifikuar ditë e zezë për Shqipërinë

10 Maj 2022, 19:41 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale 2019, Meta:Kam folur me Ruçin,ishte planifikuar

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u shpreh se dita e zgjedhjeve më 25 prill do të ishte më e rëndë se sa ngjarja e Elbasanit ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani, nëse s’do të ndërhynte ai. I ftuar në emisionin “Top Story”, Meta tha se kishte njoftuar asokohe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 2019.

Ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama, sipas tij, kishte informacion se do të kishte trazira të mëdha dhe për to do të fajësonte opozitën.

“Për dekretin e zgjedhjeve kam folur vetem me Rucin. Mora në telefon Ruçin para se të bëja një akt publik për korrektesë. Me Ramën edhe më parë kisha folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira. Ruçi kur e kam marrë në telefon ka qenë duke hyrë për në Tepelenë. Doja që të bëja një veprim që të mos i jepja mundësi askujt që të bënte diçka tjetër. Ajo ishte planifikuar si ditë e zezë për Shqipërinë. Mora përgjegjësi të madhe dhe këmbëngula për dialog, ftoja Ramën. Ai nuk kishte interes. Rama kishte informacion per trazira, do i lejonte dhe do fajësonte opozitën, prandaj u detyrova të anuloj zgjedhjet. Bashkia pa asnjë akt administratiov pa asnjë shkresë prej orësh kishte bllokuar ujin, energjinë. Nuk mund të shkaktohet dhunë, presidenti në një situatë të tillë nuk mund të jetë pëllumbi i paqes,  po të ishte qëndruar mirë në Kavajë nuk do të kishte ndodhur ngjarja e Elbasanit. Ishte programuar një dhunë sistematike ndaj opozitës. Kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Nuk u kam dalë në mbrojtje akteve të opozitës,”-tha Meta.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll