Sport

ZYRTARE/ Norvegjezi Erling Haaland është lojtari më i ri i Man.Cityt…

10 Maj 2022, 16:03 Nga DOSJA

ANGLI – Manchester City ka konfirmuar në faqen e tij zyrtare se ka arritur në “parim marrëveshjejen” me Borussia Dortmund për nënshkrimin e një kontrate me Erling Haaland.

Përfundimi i marrëveshjes është në pritje të mbylljes së marrëveshjes mes stemës angleze dhe sulmuesit norvegjez, që do të kurorëzohet me nënshkrimin e kontratës.

Sipas shtypit anglez, City ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Haaland nga Dortmundi, me vlerë 60 milionë euro (dhe jo 75 milionë euro, siç është raportuar disa herë), por investimi do të arrijë në 100 milionë euro me përfshirjen e taksave të biznesit.

Haaland, 21 vjeç, do të nënshkruajë deri në vitin 2027 dhe do të marrë një pagë prej 470.000 euro në javë, e njëjtë me Kevin de Bruyne, më i paguari në skuadrën e Manchester Cityt.

Sulmuesi norvegjez kaloi dy sezone e gjysmë me Borussia Dortmund, duke shënuar 85 gola në 88 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland blen manchester city blerjes verore të manchester cityt 21-vjeçari erling haaland blen manchester city blerjes verore të manchester cityt

Sondazh

Poll