Sport

Dani Alves, tani për tani pa ofertë për të vazhduar te Barcelona…

10 Maj 2022, 14:06 Nga DOSJA
Dani Alves, tani për tani pa ofertë për të vazhduar te

SPANJE – Mbrojtësi brazilian u rikthye në janar, në një mënyrë befasuese për të ndihmuar skuadrën dhe po përmbush objektivin për të qenë një futbollist i rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës.

Dani Alves, i cili u përjashtua nga Europa League dhe vazhdon me të ardhmen e tij në ajër, ndonëse këtë javë mund të merrte vesh për vendimin e Barçës.

Braziliani do të donte të vazhdonte deri në Botërorin e Katarit në ekipin “blaugrana”, por realiteti është se ai nuk ka asnjë ofertë rinovimi në tavolinë.

Ka një bisedë të fundit me Xavin, por nëse arrin Azpilicueta, Alves do ta ketë të vështirë të vazhdojë. Në fakt diçka duhet nuhatur kur nuk ka pasur lëvizje deri tani.

Xavi do të donte ta mbante mbrojtësin brazilian, në mënyrë që ai të mund të vazhdonte ta ndihmonte, por revolucioni që trajneri po projekton mund ta lërë atë pa opsione për vazhdimësi. Xavi ndërmjetësoi shumë në mënyrë që Sergi Roberto të rinovonte dhe tani duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me Alves. Thënë kjo, për momentin nuk ka asnjë ofertë, por ka ende kohë.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport 38-vjeçari dani alves mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves 38-vjeçari dani alves mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në prezantimin e dani alves

Sondazh

Poll