Sport

Barcelona vendos prag për blerjen e Lewandowskit nga Bayern

10 Maj 2022, 14:36 Nga DOSJA
Barcelona vendos prag për blerjen e Lewandowskit nga Bayern

GJERMANI – Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, dëshiron ta mbajë sulmuesin kryesor Robert Lewandowski në Mynih. Megjithatë, pas dorëzimit të trofeut të 10-të të Bundesligës, ai tha gjithashtu: “Kemi limite”.

Lojtari polak aktualisht thuhet se fiton rreth 24 milionë euro te Bayerni. Të dyja palët po luajnë poker për një zgjatje të kontratës, e cila skadon në 2023. A mund të arrijnë akoma në një marrëveshje?

Sipas informacioneve të “SPORT BILD”, Lewandowski duket i interesuar për një ndryshim. Sulmuesi, thuhet se mendon për një transferim në Spanjë te Barcelona. Katalanasit thuhet se janë gati t’i paguajnë yllit të Bayernit një pagë vjetore midis 30 dhe 35 milionë euro. Kjo do të ishte një tjetër rritje e konsiderueshme e pages për sulmuesin.

Por Barça ka vendosur gjithashtu një kufi, jo me pagën e Lewandowskit, por me tarifën e transferimit që i takon Bayernit. Sipas gazetës spanjolle “Sport”, e cila është afër Barçës, drejtuesit e klubit katalan nuk duan të paguajnë më shumë se 40 milionë euro për Bayern.

Një shumë që klubi gjerman mund të fillojë ta mendojë. Sepse, Mynihu do të duhej ta linte Lewan të shkojë pa pagesë në verën e vitit 2023. Sipas raportit, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi i tha Barçës, se Bayern do të dorëzohet nëse tarifa është 40 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport futbollistin robert lewandowski hasan salihamidzic robert lewandowski ishte i pafat futbollistin robert lewandowski hasan salihamidzic robert lewandowski ishte i pafat

Sondazh

Poll