Sport

Ten Hag e gjen çfarë u mungon “Djajve”, përgatitja do të nisë më 20 qershor!

10 Maj 2022, 15:47 Nga DOSJA
Ten Hag e gjen çfarë u mungon “Djajve”, përgatitja

ANGLI – Erik ten Hag tashmë është gati për të ndërmarrë hapin e parë të vështirë, për ta rikthyer Manchester Unitedin në rrugën e fitores.

Trajneri holandez, garanton “Mirror”, e shtyu me dy javë fillimin e punës parasezonale, pasi, shkruan gazeta angleze, ai është “i tronditur” nga përgatitja e dobët fizike e “Djajve të Kuq”.

Ai ka arritur në këtë përfundim, pas analizimit të disa ndeshjeve të skuadrës dhe në veçanti të futbollistëve Diogo, Dalot, Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo.

Kështu, ndryshe nga sa pritej, parasezon në Carrington do të nisë më 20 qershor dhe jo më 4 korrik, ku holandezi i konsideron këto dy javë vendimtare për punën fizike dhe rikuperimin e lojtarëve.

Eshtë për t’u kujtuar se sezoni i ardhshëm i Premier League do të nisë më 6 gusht dhe kalendari do të publikohet më 15 qershor.

B.T (Dosja.al)

 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport manchester unitedin për ta rikthyer manchester unitedin trajnerin erik ten hag manchester unitedin për ta rikthyer manchester unitedin trajnerin erik ten hag

Sondazh

Poll