Sport

Këmba e majtë e Maradonës, një statujë gjigante 5 metra e lartë…

10 Maj 2022, 15:27 Nga DOSJA
Këmba e majtë e Maradonës, një statujë gjigante 5 metra

ITALI – Një statujë e madhe e këmbës së majtë të Diego Maradonës do të ekspozohet në Scampia, një lagje në veri të Napolit, ka njoftuar këtë të hënë, Aurelio De Laurentiis, pronar i skuadrës së këtij qyteti.

Ai e shprehu këtë në selinë e Bashkisë së Napolit, ku priti Stefano Cecin, një mik të Maradonës, pasi një riprodhim i këmbës së majtë të argjentinasit prej 500 kopjesh, u ble menjëherë nga koleksionistët në mbarë botën.

“Do të jetë një këmbë tredimensionale, dhjetë metra e gjatë dhe pesë metra e lartë, në një piedestal. Do të jetë një vepër monumentale”,- theksoi De Laurentiis.

Kryetari i bashkisë së Napolit, Gaetano Manfredi, shpjegoi se ideja për statujën erdhi nga Stefano Ceci: “Propozova vendosjen e saj në Scampia, sepse besoj se Maradona përfaqëson simbolin e një njeriu që e ka arritur gjithçka, me talentin e tij, duke arritur majat e botës së futbollit. Detyra jonë është të japim mesazhin që të rinjtë edhe lagjet më të vështira të qytetit tonë mund ta ndjekin këtë rrugë.”  

B.T (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport armando diego maradona me diego maradonën dhe cristiano ronaldon armando diego maradona me diego maradonën dhe cristiano ronaldon

Sondazh

Poll