Aktualitet

Vrau me thikë në zemër gruan e tij, gjendet i mbytur në det Adriatik Kuka

20 Korrik 2019, 07:28 Nga DOSJA
Vrau me thikë në zemër gruan e tij, gjendet i mbytur në det

Durrës- Adriatik Kuka, i cili një ditë më parë vrau me thikë në zemër gruan e tij, është gjetur i mbytur  në vendin e quajtur Sektor Rinia, në Durrës. Sipas policisë pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Burime pranë grupit hetimor për Dosja.al bëjnë me dije Adriatik Kuka para se të futej në det mund të ketë konsumuar alkool ose mund të ketë pirë helm.

Theksojmë se Kuka dinte shumë mirë not dhe kjo edhe edhe dyshimet se ai mund të ketë konsumuar ose helm ose alkool. Pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore. Tezja e autorit ka deklaruar se pas krimit të rëndë, Kukës t’ja bëjnë mishin copa copa.

 

Njoftimi i policisë:

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit. Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ditën e djeshme Adriatik Kuka vrau gruan e tij Hazbie Kukën me thikë në zemër në sy të fëmijës 8-vjeçar dhe u largua nga  nga vendngjarja. 36-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit. Daja i autorit tregoi se një nga arsyet e krimit ka qenë xhelozia. Adriatik Kuka ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së në Durrës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik kuka gjendjet i mbytur kuka habije kuka krim ne familje ne durres adriatik kuka gjendjet i mbytur kuka habije kuka krim ne familje ne durres

Sondazh

Poll