Politike

Kriteret për presidentin e ri, Berisha: S’mund të jetë jopolitik, e papranueshme kjo!

10 Maj 2022, 18:38 Nga DOSJA
Kriteret për presidentin e ri, Berisha: S’mund të jetë

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sail Berisha, pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit, tha se presidenti i ri duhet të jetë figurë politike. Ndalur në kriteret që ka vënë Enkelejd Alibeaj, Berisha thotë se janë të dala nga zyra e Edi Ramës, duke theksuar se roli i kreut të shtetut është politik dhe një vendim ndryshe me këtë profil do të ishte gabim.

Ke një emër për president, doni një person politik apo jo politik? Përfshihet në opozitë LSI?

Sali Berisha: Përfshihet gjithë spektri opozitar. Të imagjinosh një president jopolitik është e papranueshme. është përfaqësues dhe post politik. Në këtë kontrekt çdo parashikim tjetër është i gabuar, i stisur dhe non-sens. Por në rast se e keni fjalën për kriteret, përgjigjen për Alibeaj e kemi dhënë. Janë dokumente që nuk ka asnjë synim tjetër vetëm të zgjedhin atë që do Rama. Ju e keni vënë re sesi procesi më serioz për një vend dhe një shtet u katandis në një proces familjar. Në një anë Batoni që është zëdhënësi më autentik i Edi Ramës, thotë se si Linda Basha s’ka kandidat tjetër, Rama u thotë deputetëve vet që emri im është më i propozoi nga ju, por se morëm kurrë vesh e propozoi njeri apo ji. Po trajtohet si një çështje familjare.

Kryesia e PD kur do zgjidhet?

Sali Berisha: Juristët mendojnë se nëse veprohet kështu tejkalohet Statuti. Do të duhej në 2-3 nene të tejkalohej Statuti. Duhet bërë durim.

LAJMI KRYESOR: Berisha: Presidenti i ri të jetë politik! Boçi&Bylykbashi, negociatorë të Rithemelimit

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike rithemelimi 10 maj 2022 sali berisha rithemelimi 10 maj 2022 sali berisha

Sondazh

Poll