Politike

DENONCIMI-Berisha: Dvorani i apasionuar pas gjuetisë,shkonte deri në Afrikë. Po shpenzimet?

10 Maj 2022, 16:09 Nga DOSJA
DENONCIMI-Berisha: Dvorani i apasionuar pas gjuetisë,shkonte deri në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh që ka marrë për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, mesazhi i publikuar nga Berisha shkruan se magjistrati ka pasuri të pajustifikuar. Po ashtu, i njëjti person shton se Dvorani ka udhëtuar me dhjetra herë në Afrikë për të gjuajtur kafshë të egra.

“Dvorani i partise gjahtar ne Savanat e Afrikes! sb “Z. Berisha. Si jeni.. Nderkohe doja te thoja se z. Dvorani ka qene gjyqtar i Gjykates Larte dhe ka bere dorezimin e detyres njehere dhe me pas eshte rikthyer e rimarre detyren dhe gjykata kushtetuese ka dal me vendim se kemi pavlefshmeri. Po askush nuk flet per te. Po munde shiko sistemin TIMS sa here ka shku ne afrike per te gjuajtur kafshe te egra. E kupton shpenzimet e tij te pa deklaruara etj. Naten e mire,”-shkruan Berisha.

Ndërkohë që vazhdës së akuzave ndaj Dvoranit, përveç presidentit Ilir Meta, i cili u përball në gjyq por edhe publikisht me të për shkak të emërimeve në drejtësi, u është bashkuar edhe Monika Kryemadhi. Ajo e akuzoi dje se ai shkonte me pushime në Monaco, ndërkohë që mungonte në seancat gjyqësore me arsyetimin se ishte i sëmurë. Por duket se e gjithë vazhda e sulmeve ndaj Dvoranit e ka zanafillën nga sulmet që kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK, duke kërkuar hetimin e Ilir Metës dhe jo të magjistratit të lartpërmendur, i cili u hetua nga Prokuroria e Posaçme pasi u padit nga kreu i shtetit. Megjithatë deri më tani Dvorani ka heshtur duke mos iu përgjigjur asnjë prej akuzave të bëra ndaj tij.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll