Politike

Takoi Hashim Thaçin në burg/ Edi Rama mërzit serbët, mediat: S’e fshehu ekzaltimin

10 Maj 2022, 18:29 Nga DOSJA
Takoi Hashim Thaçin në burg/ Edi Rama mërzit serbët,

BEOGRAD– Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Hagë tek ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është pritur mirë në Serbi, ku nuk kanë munguar edhe artikujt kundër. Një nga mediat, pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ka dhënë lajmin e takimit, duke e cilësuar Ramën si shumë të lumtur për vizitën e bërë.

“EDI RAMA NË HAGË DHE NUK FSHEH ekzaltimin që ka vizituar Hashim Thaçin në burg (VIDEO),”-shkruan “Blic.rs”, ndërsa më tej bën raportimin e plotë të gjithë çfarë ka ndodhur sot. 

Për më shumë se 3 orë, kryeministri Edi Rama ka qenë në qelitë e paraburgimit në Hagë, ku ka takuar një nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, i cili akuzohet për krime gjatë luftës me Serbinë. Megjithatë, edhe pse në burg, Rama bëri me dije se Thaçi ishte në formë shumë të mirë. 

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama edi rama ne hage edi rama edi rama ne hage

Sondazh

Poll