Politike

Rama shkoi tek Thaçi në Hagë, kreu i PDK: Falemnderit! Kjo vizitë është nderim i lartë

10 Maj 2022, 18:00 Nga DOSJA
Rama shkoi tek Thaçi në Hagë, kreu i PDK: Falemnderit! Kjo

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për vizitën e tij në Hagë, tek lideri i subjektit politik që ai drejton, Hashim Thaçi. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Krasniqi ka shprehur vlerësim për Ramën, duke i bërë edhe një urim për ribashkim sa më të shpejtë.

“Falemnderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij. Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar – luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë. Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën,”– shkruan Memli Krasniqi.

LAJMI KRYESOR: Rama viziton Thaçin në Hagë ditën e gjyqit! 3 orë bisedime, kryeministri:Është në top formë

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama memli krasniqi rama takon thacin ne hage edi rama memli krasniqi rama takon thacin ne hage

Sondazh

Poll