Politike

9 mijë euro nata në hotel, Braçe: Qeveria t’i jap fund kësaj zhvatje, është dëm për vendin

10 Maj 2022, 18:35 Nga DOSJA
9 mijë euro nata në hotel, Braçe: Qeveria t’i jap fund

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas rritjeve galopante të çmimeve të hoteleve në vend për finalen e Conference League. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se kjo është një zhvatje dhe se një dëm kolosal për imazhin e vendit tonë. Ai në një video ka kërkuar edhe llogari nga qeveria, e cila sipas tij duhet t’i japë fundit kësaj zhvatje.

Postimi i Plotë:

1000 EURO NJE DHOME HOTELI NE TIRANE? 1500/2000 EURO NJE APARTAMENT NE TIRANE? PO TURP A KENI? KJO ESHTE GRABITJE, ZHVATJE, NJE DEM KOLOSAL PER ATE QE NE JEMI DHE, NE NUK JEMI TE TILLE! Po e bejme kete turp ndaj njerezve të dy vendeve qe na kane mirepritur prej 30 vitesh, DYER HAPUR per cdokend! Nuk po ju kerkon kush te hapni hotelet e shtepite e dyta e te treta FALAS; Asfare! Po kerkoj te ndalet kjo grabitje, kjo zhvatje! Kaq!

Finalja e Ligës së Konferencës ka bërë që hotelet që shumëfishojnë çmimet e dhomave në Tiranë deri në 9 mijë euro nata. Në një denoncim të publikuar dy ditë më parë nga kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizmit Zak Topuzi shkruhet se për shkak të tifozëve që do të vendosen në Tiranë për kur përballjen Roma-Feynord, çmmet janë bërë mjaft të kripura. Topuzi i bën thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe Ministrisë së Financave që të shikojë situatën dhe të kthejë gjithçka në normalitet.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike cmimet e hoteleve ne tirane erion brace cmimet e hoteleve ne tirane erion brace

Sondazh

Poll