Aktualitet

Abazoviç pro “Open Balkan”: Është i bërë për 6 shtete, Kosova përfiton më shumë

10 Maj 2022, 19:05 Nga DOSJA
Abazoviç pro “Open Balkan”: Është i bërë

MALI I ZI- Kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shprehur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, ku Kosova dhe shteti që ai drejton kanë refuzuar pjesëmarrjen. Madje, ai thotë se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.Në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se është pikërisht Kosova që përfiton më së shumti duke qenë pjesë e kësaj iniciative.

““Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore rajoni dritan abazovic open balkan dritan abazovic open balkan

Sondazh

Poll