Aktualitet

E rëndë në Shkodër! I riu hyn në banesën e gruas, tenton ta përdhunojë, i plagos djalin

10 Maj 2022, 14:47 Nga DOSJA
E rëndë në Shkodër! I riu hyn në banesën e gruas,

SHKODËR- Një 30-vjeçar, i identifikuar si Kol Gecaj, ka hyrë me forcë në shtëpinë e një 48-vjeçareje dhe ka tentuar ta përdhunojë. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, 26-vjeçarit të identifikuar me iniciale Sh. R. Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit është gjetur një armë gjahu pa leje ndërkohë që Gecajka qenë me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, vjedhje dhe ngacmim seksual.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sekuestrohet një armë gjahu (çifte), që u gjet nga Policia, në banesën e këtij shtetasi. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas kallëzimit nga një shtetase 48 vjeçe, se një person i paidentifikuar kishte hyrë në banesën e saj, kishte tentuar të kryente marrëdhenie seksuale me dhunë me të dhe në momentin që kishte arritur djali i saj, në banesë, e kishte goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, kanë grumbulluar të gjitha informacionet dhe në përfundim të veprimeve hetimore kanë bërë identifikimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: K. G., 30 vjeç, banues në Shkodër, me precedent të mëparshëm penal për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje.

Ky shtetas ka hyrë në banesën e 48-vjeçares dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Gjithashtu, 30-vjeçari ka goditur me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike, djalin e kësaj shtetaseje, shtetasin Sh. R., 26 vjeç, i cili pasi ka mbërritur në banesë, gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar shtetasin K. G. është konfliktuar fizikisht me të. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(I.A;k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet kol gecaj kol gecaj

Sondazh

Poll