Aktualitet

Rama viziton Thaçin në Hagë ditën e gjyqit! 3 orë bisedime, kryeministri:Është në top formë

10 Maj 2022, 09:55 Nga DOSJA
Rama viziton Thaçin në Hagë ditën e gjyqit! 3 orë

HAGË– Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, në ambientet e paraburgimit në Hagë. Rama mbërriti në orën 11:30 në Haaglanden dhe qëndroi në takim me Thaçin për gati tre orë. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamjet nga ambientet e paraburgimit, aty ku po futej brenda. ‘Te presidenti Thaçi‘ shkroi Rama përkrah pamjeve që shpërndau në rrjetet sociale. Pas përfundimit të takimit, Rama tregoi se Thaçi ishte në top formë dhe i bindur se kjo rrugë ishte e pashmangshme për të.

Gazetari Blendi Fevziu po ashtu takoi një javë më parë Thaçin, po në ambientet e paraburgimit. Ish-presidenti i Kosovës u paraqit ditën e sotme në seancën në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila është ende në vijim e sipër. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është vizituar nga krerë qeveritarë vetëm për takime formale.

LEXO EDHE:

Rama shkoi tek Thaçi në Hagë, kreu i PDK: Falemnderit! Kjo vizitë është nderim i lartë

VD-Përfundon takimin me Thaçin, Rama: Ishte çmallje e nevojshme, e gjeta në top formë

VIDEO- ‘Për vizitë tek Presidenti Thaçi’/ Momenti kur Rama futet në paraburgimin në Hagë

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore kryesore edi rama hashim thaci rama takon thacin ne hage edi rama hashim thaci rama takon thacin ne hage

Sondazh

Poll