Bota

Përfundon seanca në Hagë ndaj Thaçit,Veselit,Selimit dhe Krasniqit, deklarohen të pafajshëm

10 Maj 2022, 07:09 Nga DOSJA
Përfundon seanca në Hagë ndaj Thaçit,Veselit,Selimit dhe

HAGË– Kanë nisur sot seanca të ndara në Hagëndaj  ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, pasi më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit.

Në aktakuzën e re, prokurori Jack Smith ka përfshirë disa krime të pretenduara në Suharekë dhe Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme.

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm. Ndërkaq, edhe ka thënë se nuk i ka kuptuar të njëjtat pasi nuk ka pasur mundësi t’i lexoj pasi janë shumë të redaktuara.

Ndërkohë në një seancë të veçantë Kadri Veseli pohoi se është vënë në dijeni të aktakuzës së re të ndryshuar dhe shprehu dëshirën që gjykimi të fillojë sa më shpejt para se gjykatësi Nicolas Guillou të urdhëronte leximin e akuzave të reja.

Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohet të jenë kryer në disa shtëpi nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (REDAKTUAR) dhe (REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet ndër tjerash në pjesër e reja të aktakuzës.

Në versionin e ndryshuar të aktakuzës janë përfshirë edhe vrasje që pretendohet të jenë kryer në Budakovë e Semetishtë.

“Kufomat e të arrestuarve u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR)”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë, dhe shtohet se kjo “demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”.

Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në dokumentin e dorëzuar nga organi i akuzës në Gjykatën e Hagës, ata akuzohen se u kanë hequr lirinë të paktën 12 personave në periudhën 4 korrik 1998 – 29 prill 1999. Akuza ndaj tyre për krime lufte shtrihet midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Jam i pafajshëm, më vjen turp që jetoj në këto kohë’, Jakup Krasniqi flet në Speciale

‘Kam dëshirë që procesi gjyqësor të fillojë sa më shpejt’, Veseli deklarohet i pafajshëm

Thaçi në Gjykatën Speciale: Jam i pafajshëm

Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzat e reja nga Specialja

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

diaspora diaspora hagë hashim thaci ne hage hagë hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll