Bota

Ukraina do të pezullojë furnizimin e gazit rus për Europën, shkak ndërhyrja e forcave ruse

10 Maj 2022, 17:45 Nga DOSJA
Ukraina do të pezullojë furnizimin e gazit rus për Europën,

UKRAINË- Operatori i sistemit të gazit të Ukrainës GTSOU do të pezullojë transportin e gazit rus përmes pikës hyrëse të Sokhranivka, me ndalimin e flukseve më 11 maj.

GTSOU tha se nuk mund të kryejë më operacione në stacionin e kompresorit të gazit Novopskov në vend për shkak të “ndërhyrjes së forcave okupuese në proceset teknike”.

Stacioni i kompresorit Novopskov në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore është pushtuar nga forcat ruse që në fillim të konfliktit. Është kompresori i parë në sistemin e tranzitit të gazit të Ukrainës në rajon, rruga e tranzitit për rreth 32.6 milionë metra kub gaz në ditë.

Kjo barazohet me një të tretën e gazit rus që shkon në Evropë përmes Ukrainës. Rruga e tranzitit ka vazhduar të lëvizë gazin rus në Evropë edhe pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ukraina mbyll gazin lufta ukraine-rusi ukraina mbyll gazin

Sondazh

Poll