Bota

Shefja e inteligjencës amerikane: Putin dëshiron ta transferojë luftën në Transnistri

10 Maj 2022, 14:49 Nga DOSJA
Shefja e inteligjencës amerikane: Putin dëshiron ta transferojë

SHBA- Shefja e inteligjencës amerikane Avril Haynes gjatë një raporti të paraqitur sot para senatit ku po fliste për kërcënimet globale tha se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur ta çojë luftën nga Donbasi në Transnistria të Moldavisë.

Avril Haines  beson se ne mund të jemi ende larg fundit të luftës në Ukrainë ku theksoi se veprimet ruse mund të përshkallëzohen dhe të bëhen më të paparashikueshme në muajt e ardhshëm dhe një fitore në Donbas mund të mos jetë fundi i konfliktit.

Haynes tha se përpos luftës në Ukrainë dhe spekullimeve të shumta mbi përdorimin e armëve bërthamore nga ana e Moskës, SHBA-ja do të ndërmarrë masa vetëm nëse ka një kërcënim real.

Ne do të përdorim armë bërthamore vetëm nëse ekziston një kërcënim ekzistencial” tha shefja inteligjencës amerikane.

Haynes theksoi se presidenti rus po planifikon një luftë afatgjatë, duke vlerësuar se SHBA dhe Europa do të humbasin vendosmërinë e tyre.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota avril haynes lufta ukraine-rusi vladimir putin avril haynes lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll