Bota

Gjermania do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, Baerbock: Putin viktimë e vetëmashtrimit

10 Maj 2022, 17:08 Nga DOSJA
Gjermania do të rihapë ambasadën e saj në Kiev, Baerbock:

UKRAINË- Gjermania do të fillojë rihapjen e ambasadës së saj në Ukrainë, njoftoi ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock gjatë një vizite në Kiev të martën.

Ambasada do të fillojë të funksionojë me kapacitet të kufizuar, tha Baerbock, dhe ambasadorja gjermane në Kiev, Anka Feldhusen, do të jetë përsëri përfaqësuesja gjermane në Kiev.

Në fjalën e saj, ministrja e Jashtme tha gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë viktimë e vetëmashtrimit.

Ai besonte se vlerat tona evropiane të lirisë dhe humanizmit, na bëjnë dekadentë dhe të dobët. Ukrainasit kanë vërtetuar se në realitet është e kundërta. Vullneti juaj për liri ju bën të fortë. Dhe dijeni se po luftoni për humanizmin tuaj kundër një ushtrie që njeh vetëm cinizëm dhe terror. Kjo është arsyeja pse lufta juaj shënon një pikë kthese në mosmarrëveshjen botërore midis demokracisë liberale dhe regjimeve autokratike”,-tha ajo.

Baerbock u takua gjithashtu me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev dhe kryeministri Dmitry Kuleba.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota anka feldhusen annalena baerbock ne ukraine gjermania rihap ambasaden ne ukraine lufta ukraine-rusi anka feldhusen annalena baerbock ne ukraine gjermania rihap ambasaden ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll