Aktualitet

Panik gjatë fluturimit në Izrael, pasagjerëve u dërgohen fotot e avionit të rrëzuar

10 Maj 2022, 15:28 Nga DOSJA
Panik gjatë fluturimit në Izrael, pasagjerëve u dërgohen

IZRAEL- Një aeroplan që fluturonte nga aeroporti Ben Gurion i Tel Avivit sot është kthyer mbrapsh pasi fotot e përplasjeve të avionit u shfaqën në telefonat celularë të pasagjerëve dhe autoritetet izraelite dyshojnë se ato ishin dërguar nga nëntë pasagjerë të tjerë nëpërmjet aplikacionit të tyre AirDrop të telefonave Iphone.

Sipas policisë, nëntë të dyshuarit janë shtetas izraelitë dhe ata u detyruan të zbarkonin dhe mund të ndiqen penalisht për përhapjen e informacionit të rremë të dënueshme me tre vjet burg në Izrael.

Incidenti, në fluturimin e AndoluJet për në Stamboll ishte një sulm kibernetik, sipas Ofer Lefler, një zëdhënës i Forcave Ajrore izraelite.

Jam i sigurt se policia dhe shërbimet e sigurisë do të zbulojnë pse e bënë këtë, ” tha Lefler.

Photos sent to the phones of passengers flying to #Turkey from Ben-Gurion Airpor, #Israel

The flight has been cancelled pic.twitter.com/ysspkvieUo

— FortyTwo (@MDFortyTwo) May 10, 2022

Pasagjerët e tjerë, të shqetësuar nga fotot, informuan ekuipazhin dhe kapiteni mori vendimin e duhur dhe u kthyen në portë, tha Lefler.

Një grua i ra të fikët, një tjetër pësoi një sulm paniku,” tha një pasagjere, Diana.

Avioni më në fund u ngrit disa orë më vonë, pasi u krye kontrolli i bagazhit dhe i pasagjerëve. Me aplikacionin AirDrop, përdoruesit e iPhone mund të dërgojnë fotografi në pajisjet e tjera aty pranë për aq kohë sa lejojnë cilësimet e tyre.

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet incident ne izrael ofer lefler incident ne izrael ofer lefler

Sondazh

Poll