Aktualitet

Përplasi çiftin me karrocë/ Ajas Sulejmani kishte përzjerë 2 drogëra, edhe metamfetaminë

10 Maj 2022, 15:04 Nga DOSJA
Përplasi çiftin me karrocë/ Ajas Sulejmani kishte

Hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve narkotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë. Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendon se lënda narkotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.

“Para semaforit frenova – ka treguar Sulejmani – por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”.

Ndërkohë për largimin nga vendi i aksidentit ai është justifikuar se i është dashur të dërgojë vajzën e tij të mitur në spital. Pretendime për të cilat Prokuroria është duke kryer verifikimet dhe pret të administrojë pamjet filmike që e dokumentojnë një gjë të tillë.

Teksa 39-vjeçari pret të dalë para gjykatës, aty ku do të përballet me tre akuza, bashkëshortët Konomi vijojnë betejën për shëndetin ku ndodhen në gjendje politraume.

Burime të Televizionit Klan thanë se për shkak të përplasjes së fortë ata kanë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, si dërmishtje e thyerje të kockave dhe vijojnë të marrin trajtim intensiv.

Marrë nga TvKlan

LAJMI KRYESOR: Përplasi çiftin e beben, Sulejmani justifikon drogën në gjyq: Për palestër, isha me 40km/h

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen ajas sulejmani g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll