Aktualitet

Përplasi çiftin e beben, Sulejmani justifikon drogën në gjyq: Për palestër, isha me 40km/h

10 Maj 2022, 07:47 Nga DOSJA
Përplasi çiftin e beben, Sulejmani justifikon drogën në

TIRANË– Ajas Sulejmani, 39-vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në Rrugën e Kavajës pasi përplasi çiftin Arjan e Vilma Konomi me beben 3 mujashe ka dalë sot para gjykatës. Drogën që rezultoi se kishte konsumuar në momentin që u prangos, ai e ka justifikuar duke thënë se merrte disa substanca me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër. Ajas Sulejmani deklaroi se ishte duke drejtuar mjetin me shpejtësi rreth 40 kilometra në orë e jo mbi 140 siç edhe është raportuar në media. Ai tregon se ka frenuar në momentin që semafori u bë i kuq, mirëpo mjeti nuk i është përgjigjur.

Çifti po kalonin rrugën me karrocën e bebit në momentin që semafori u dha sinjal këmbësorëve, por Sulejmani u fut me të kuqe dhe i përplasi. Videoja e publikuar eksklizivisht nga Dosja.al tregonte momentin e tmerrshëm të aksidentit. Çifti ra në tokë, por fatmirësisht “G Class”-i i Sulejmanit nuk e preku karrocën e bebit. Ajo u rrëzua vetëm nga fakti se e ëma që po e shtynte, humbi kontrollin dhe i iku nga duart.

Sulejmani mësohet se ka dalë nga makina në momentin që ka aksidentuar çiftin Arjan dhe Vilma Konomi bashkë me foshnjen e tyre 3-muajshe dhe ka vënë duart në kokë kur ka parë skenën e tmerrshme. Por, ai është kthyer në makinën e tij e ka marrë të bijën, 4 vjeçe, të cilën e ka parë duke qarë. Pasi e ka marrë vajzën në krahë është larguar përmes rrugicave të pallateve dhe më pas ka shkuar në një spital privat tek Kthesa e Kamzës. Aty, ai u vu në pranga dhe rezultoi se ishte i droguar (kishte konsumuar kanabis e metamfetaminë). Sulejmanit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet. Bebja ka dalë një ditë më parë nga spitali, ndërsa bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi ndodhen ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Arjani ka fraktura në trup ndërsa e shoqja Viola ka pësuar hemorogji të brendshme.

Videoja ekskluzive e aksidentit:

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përplasi çiftin me karrocë/ Ajas Sulejmani kishte përzjerë 2 drogëra, edhe metamfetaminë

Aksidentoi çiftin me ‘G-Class’, Sulejmani: Isha i traumatizuar, s’më mbajtën frenat

(F.m.dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet ajas sulejmani arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi ajas sulejmani arjan konomi g-class perplas ciftin dhe foshnjen vilma konomi

Sondazh

Poll