Aktualitet

DOKUMENTI- PD ankohet në KPK dhe ILD për gjyqtaren Blerina Muça: Hetojeni!

10 Maj 2022, 14:30 Nga DOSJA
DOKUMENTI- PD ankohet në KPK dhe ILD për gjyqtaren Blerina

TIRANË– Partia Demokratike nga kërkuar nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hetimin e gjyqtares Blerina Muça. Sot, më 10 maj, një shkresë zyrtare i është dërguar Artur Metanit dhe Pamela Qirkos, ku kërkohet hetimi dhe shkarkimi i Muçës me pretendimin se kjo e fundit ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke shpërdoruar detyrën.

“Kërkojmë fillimin e hetimit dhe paraqitjen e kërkesës për marrjen e masës disiplinore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor të pezullimit nga detyra për gjyqtaren Blerina Muça. Kërkojmë nga ju të hetoni dhe të kërkoni shkarkimin nga detyra të gjyqtares Blerina Muça për shkak të shpërdorimit të rëndë të detyrës,”-shkruhet ndër të tjera në dokumentat zyrtarë të depozituar në institucionet respektive.

Arsyeja pse PD-ja kërkon fillimin e hetimit ndaj Muçës, është sepse kjo e fundit, përmes një vendimi të marrë më 22 prill vendosi që të pranonte ankimimin e Enkelejd Alibeajt, i cili doli kundër regjistrimit të Statutit të Partisë Demokratike, i miratuar më 11 dhjetor. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj duke legjitimuar atë si ankues, duke pranuar të drejtën e ankimin, dhe duke konstatuar që ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv dhe i paligjshëm. Por nga ana tjetër, anëtarët e Komisionit të Rithemelimit e kundërshtuan vendimin duke pretenduar se regjistrimi është një proces pa palë në seancë, ndaj dhe nuk mund të ankimohet nga palë të tjera.

Çështja e drejtimit të Partisë Demokratike ngjalli shumë debate në selinë e PD-së, ndërkohë që ende nuk ka një vendim të formës së prerë se kush është organi drejtues i demokratëve në vend, pasi çdo gjë pritet që të vendoset nga ana e Gjykatës. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por ka ende një proces që po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që çdo mosmarrëveshje “të shkrihet” deri në zgjedhjen e kreut të ri të PD-së më 22 maj.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike blerina muça partia demokratike pd ankohet per blerina mucen blerina muça partia demokratike pd ankohet per blerina mucen

Sondazh

Poll