Aktualitet

FOTOT- Turisti skocez gjen një person të vdekur në pyllin e Divjakës

10 Maj 2022, 10:06 Nga DOSJA
FOTOT- Turisti skocez gjen një person të vdekur në pyllin e

DIVJAKË– Një person i pajetë është gjetur në pyll të Divjakës. Mësohet se trupi është pikasur nga turist skocez që po kalonte rastësisht në anë të rrugës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë për rastin në fjalë.  Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet. Në vijim pritet që të zbardhet identiteti i personit të pajetë. Nga policia bëhet me dije se i ndjeri është I. Rr., 41 vjeç, banues në Divjakë, i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë por është aksidentuar e ka ndërruar jetë.

‘Sot rreth orës 11:50, në hyrje të plazhit të Divjakës, në një kanal në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. Rr., 41 vjeç, banues në Divjakë. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shënja dhune apo dëmtime të tjera të jashtme. Pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes (dyshohet natyrale).’- njofton policia.

 

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet divjake nje i vdekur ne divjake divjake nje i vdekur ne divjake

Sondazh

Poll