Bota

Rexhep Selimi dëshmon në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk kam lidhje me asnjë krim

10 Maj 2022, 14:22 Nga DOSJA
Rexhep Selimi dëshmon në Hagë: Jam i pafajshëm, nuk kam

HAGË– Ish-shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi ka dalë në seancën e sotme pas ndryshimit të aktakuzës të ndryshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 29 prill.

Selimi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se është i pafajshëm për të gjitha krimet për të cilat akuzohet dhe se e ka lexuar të gjithë aktakuzën e re.

Natyrisht që i kam lexuar dhe i kam kuptuar, dhe pohoj edhe njëherë se nuk kam të bëj asgjë me krimet e as me akuzat të prezantuara në këtë aktakuzë”, tha ai.

Selimi shtoi se nuk pranon asnjë nga akuzat për krime lufte dhe pohoi se i kupton të drejtat e tij.

“I nderuar gjykatës, më lejoni të deklarohem i pafajshëm, sikur në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Selimi kur gjykatësi ia dha fjalën për ta deklaruar pafajësinë, nëse dëshiron.

LAJMI KRYESOR: Akuzat për krime lufte/ Sot seancat në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage rexhep selimi kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll