Bota

Nuk ndalet Putin, ngre një grup pune për pagesat e gazit në rubla nga vendet e perëndimit

10 Maj 2022, 13:59 Nga DOSJA
Nuk ndalet Putin, ngre një grup pune për pagesat e gazit në rubla

RUSI– Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar krijimin e një grupi pune për pagesat ndërkombëtare, detyrat e të cilit do të përfshijnë vendosjen e kushteve për transaksionet me shtetet “jomiqësore”.

Grupi i punës do të projektojë infrastrukturën për pagesat ndërkombëtare, përfshirë në rubla ruse, me partnerë tregtarë nga vende dhe territore të huaja që kryejnë veprime armiqësore kundër Rusisë“, thuhet në njoftim.

Do të merren gjithashtu në konsideratë kushtet e pagesës në rubla dhe monedha të tjera kombëtare me vendet mike, të cilat do të përfshijnë Kinën dhe Indinë, megjithëse nuk përmenden. Grupi, i udhëhequr nga këshilltari presidencial Maxim Oreshkin, është gjithashtu i ngarkuar me gjetjen e masave për të reduktuar rreziqet që lidhen me ngrirjen e gati gjysmës së rezervave valutore të Rusisë prej 640 miliardë dollarësh.

Në mars, Putin tha se Rusia, prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror, do të kërkonte nga vendet që i konsideron jomiqësore të paguajnë gazin në rubla duke hapur një llogari me Gazprombank.

Polonia dhe Bullgaria kanë refuzuar ta bëjnë këtë dhe gjigandi rus i energjisë Gazprom ndërpreu furnizimet muajin e kaluar. Kremlini ka thënë se e njëjta gjë do të ndodhë me këdo tjetër që refuzon kushtet e reja të pagesës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Sulme në qendra tregtare dhe hotele, SHBA paketë 40 miliardë dollarë për Ukrainën

(d.a/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi maxim oreshkin pagesa e gazit ne rubla vladimir putin lufta ukraine-rusi maxim oreshkin pagesa e gazit ne rubla vladimir putin

Sondazh

Poll