Politike

Açka-Ballës: Për ju jemi një buzëkuq, kërkoni ndjesë për Metën, Presidentin e keni zgjedhur

10 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Açka-Ballës: Për ju jemi një buzëkuq, kërkoni

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka shprehet se qëllimi i maxhorancës nuk është për të negociuar me Opozitën për Presidentin, pasi ata e kanë zgjedhur tashmë emrin. E pranishme në Konferencën e kryetarëve, deputetja Açka tha se PD-ja për PS-në është thjesht një ‘buzëkuq’ për tu dukur mirë në sytë e Evropës. Açka tha gjithashtu që maxhoranca duhet të kërkonte ndjesë në lidhje me mënyrën se si e ka zgjedhur Presidentin Ilir Meta, të cilit sipas saj, tashmë duan t’i bëjnë funeralin politik.


“E shatë, e bëtë, e sollët në Presidencë, e çuat në Kushtetuese, tani doni t’i bëni një funeral politike, ju duhet të kërkoni një ndjesë publike ndaj shqiptarëve për mënyrën se si ua zgjodhët Presidentin. Me zarfat që keni hedhur, duhet t’ju kenë dalë nja 250 presidenta, a i ka Shqipëria nja 250 presidenta, pse të mos ketë edhe nja 200 të tjerë rrotull trojeve tona. Prandaj unë shikoj që huqi nuk  ka për t;ju lënë që të negocioni me ne. unë kam frikë, jo kam frikë pork am bindjen sepse s’kam pse të kem frikë fare, ju nuk do të negocioni me ne. Ju na keni ne këtu si buzëkuq për tu dukur më bukur në sytë e Evropës, që ja ku jemi dhe po evropianizohemi,”- tha Açka.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Zgjedhja e presidentit të ri, mblidhet Konferenca e Kryetarëve

(f.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike flutura acka konferenca e kryetareve 10 maj 2022 flutura acka konferenca e kryetareve 10 maj 2022

Sondazh

Poll