Aktualitet

Aksidenti i turistëve gjermanë në Theth, policia: Janë rëndë, ekipi mjekësor është rrugës

10 Maj 2022, 11:35 Nga DOSJA
Aksidenti i turistëve gjermanë në Theth, policia: Janë

TROPOJË– Gjendja e turistëve gjermanë është e rëndë. Policia informon se turistët gjermanë ranë në greminë mes Thethit dhe Valbonës. Për t’iu ardhur në ndihmë është njoftuar ekipi mjekësor i Tropojës i cili është nisur drejt tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.

LAJMI KRYESOR: E RËNDË/ Bien 2 turistë gjermanë brenda greminës në Theth, dyshohet për 1 viktimë

(a.b)/dosja.al

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet theth turistet bien ne gremine ne theth theth turistet bien ne gremine ne theth

Sondazh

Poll