Aktualitet

Rama vizitoi Thaçin, Hoxha: Po mërziten shokët që ke këtu, mund të flasin me SPAK

10 Maj 2022, 11:24 Nga DOSJA
Rama vizitoi Thaçin, Hoxha: Po mërziten shokët që ke

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama ka vendosur të zhvillojë në gjykatën e Hagës, ku ka takuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se Rama bën mirë që i viziton miqtë e tij në ditë të këqija, por duhet të kujtohet edhe pë rata në Shqipëri. Gazetari shton se ka ministra e deputetë në qelitë shqiptare që bëhen merak për mungesën e interesimit nga ana e kryeministrit Rama dhe se nga ‘mërzia’ mund të nisin bashkëpunimin me Prokurorinë.

“Zyra e propagandes e Kryeministrit shperndau me shpejtesi rrufeje lajmin se:
“Kryeministri Rama, vizitoi sot ne burgun e Hages, ish-presidentin e Kosoves Hashim Thaçi”.
Shume mire ben qe i viziton shoket ne dite te keqia, qofshin ata dhe ne qelite e burgut.
Po mos harro edhe keta shoket ketu, ministra dhe deputete, qe te kane mbetur ne burgjet tona.
Kane nisur te merziten duke folur me vete dhe ben vaki fillojne te flasin me SPAK-un.
E nise qe e nise kete punen e vizitave ne burg, çoje deri ne fund, hidhu nje sy dhe shokeve ketu, se nuk te del per keq!!!”- shkruan Hoxha.

Një pjesë e Partisë Socialiste ka përfunduar pas hekurave për korrupsion e shpërdorim detyre. Së fundmi është dënuar ish0ministri Saimir Tahiri. Lefter Koka e Alqi Bllako, dy ish-deputetët e PS-së gjithashtu janë pas hekurave. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar ditën e sotme ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, në ambientet e paraburgimit në Hagë. Rama mbërriti në orën 11:30 në Haaglanden dhe bisedoi me Thaçin për gati tre orë. Kreu i qeverisë shqiptare ndau pamjet nga ambientet e paraburgimit, aty ku po futej brenda. 

(F.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha edi rama rama takon thacin ne hage artan hoxha edi rama rama takon thacin ne hage

Sondazh

Poll