Sport

Abraham, gjesti ndaj Mourinhos ngroh zemrat e tifozëve; lojtari i puth dorën teknikut pas…

10 Maj 2022, 10:49 Nga DOSJA
Abraham, gjesti ndaj Mourinhos ngroh zemrat e tifozëve; lojtari i puth

ITALI– Nata në  ‘Artemio Franchi’  nuk ishte një nga më të mirat për Tammy Abraham. Sulmuesi anglez nuk shënoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës, fituar nga vendasit me shifrat 2-0. I zëvendësuar nga José Mourinho, kontributi i tij ishte i mirë.

Kur fati i ndeshjes dukej se ishte i vulosur dhe në funksion të angazhimeve të ardhshme, Mourinho vendosi të largonte qendërsulmuesin, i rraskapitur nga gjysmëfinalja e kthimit kundër Leicester.

Anglezi u nis  menjëherë drejt pankinës së Romës, ku e priste trajneri portugez. Të dy shtrënguan duart, duke shkëmbyer disa fjalë. Tammy fillimisht tundi kokën, më pas puthi dorën e trajnerit. Një gjest i bukur që bëri tifozët e Romës të çmendeshin në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport abraham mourinho abraham mourinho

Sondazh

Poll