Sport

Juventus, Di Maria gati të transferohet në Torino: Edhe një vit dua të luaj në Europë

10 Maj 2022, 10:40 Nga DOSJA
Juventus, Di Maria gati të transferohet në Torino: Edhe një vit

ITALI-Emri i Angel Di Maria është përfolur disa herë për një transferim te Juventus. Kohët e fundit dhe vetë argjentinasi e ka bërë të qartë se do të largohet nga PSG në fund të sezonit.“Ideja ime është të luaj edhe një vit në Evropë për të arritur në Kupën e Botës në formë, dhe më pas do të kthehem në Argjentinë. Nuk e di nëse PSG dëshiron që unë të qëndroj. Nëse jo, do të shoh mundësinë e ndonjë skuadre në Europë”, ka pranuar sulmuesi.

Di Maria mund të zërë vendin e Dybala-s. Kontaktet e para mes palëve, kanë ndodhur dhe opsioni i Juventusit është një nga ato që konsideron agjenti i tij Jorge Mendes. Di Maria do të largohet me parametra zero, megjithatë problemi varet nga paga prej 7.5 milionë eurosh që lojtari përfiton, por shifrat mund të ulet në varësi të kohëzgjatjes së marrëveshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

sport sport di maria juventus di maria juventus

Sondazh

Poll