Aktualitet

Përplasi çiftin dhe fëmijën, Hoxha: Sulejmani e telefonoi vetë Policinë, tha më hutoi vajza

9 Maj 2022, 22:02 Nga DOSJA
Përplasi çiftin dhe fëmijën, Hoxha: Sulejmani e telefonoi

TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku 39-vjeçari Ajas Sulejmani përplasi me makinë çiftin e bashkëshortëve dhe fëmijën e tyre teksa kalonin në vijat e bardha. I ftuar nNë emisionin “Opinion”, Hoxha thotë se Sulejmani pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka dërguar vajzën e tij në një spital privat.

Pasi ka dërguar vajzën në spital, gazetari thotë se vetë Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë treguar se ka shkaktuar aksidentin dhe pas 40 minuta pas telefonatës, Policia ka shkuar për ta arrestuar.

“Ai ka tentuar të shmangi karrocën e fëmijës. Ai ka qenë duke ecuar nga pallati me shigjeta në drejtim të 21 dhjetorit. Ka shkuar tek spitali “Hygea” sepse ka kujtuar se ka dëmtuar fëmijën e vet se ka qenë mbrapa, por e pa lidhur. Ka çuar fëmijën në spital. Më pas Ajas Sulejmani ka telefonuar policinë dhe i ka thënë jam njeriu që ka shkaktuar aksidentin ndodhem tek ky spital. Pas 40 minutash policia ka shkuar në spital dhe është arrestuar. Tani problemi është, a ka qenë aty nën efektin e lëndëve narkotike apo jo? Analiza nëse ka përdorim të lëndëve narkotike apo jo, analiza që është e pa kundërshtueshme në proces, është analiza nëpërmjet ujit të hollë dhe e gjakut, ato tregojnë prezencën e narkotikëve. Personi në fjalë jetonte tek Kodra e Diellit, atë makinë mund ta shihja tre a katër herë në ditë. Nuk e dija se makina ishte në pronësi të një shtetasi gjerman, e dija se ishte ky drejtuesi i mjetit,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha g-class perplas ciftin dhe foshnjen artan hoxha g-class perplas ciftin dhe foshnjen

Sondazh

Poll