Aktualitet

Shqiptarët e serbët bëhen bashkë…për ‘shtëpi bari’,shkatërrohet rrjeti i drogës në Spanjë

9 Maj 2022, 21:39 Nga DOSJA
Shqiptarët e serbët bëhen bashkë…për

SPANJË– Policia Kombëtare e Paternës ka arrestuar nëntë anëtarë të një grupi kriminal që kultivonte kanabis nëpër shtëpitë që merrnin me qira në provincën e Valencias. Operacioni antidrogë ka sjellë në sekuestrimin e afro 4000 bimëve marihuanë dhe një numri të madh pajisjesh që trafikantët përdornin për të përshpejtuar kultivimin e tyre.

Grupi kriminal i shpërbërë përbëhej nga individë të kombësisë shqiptare dhe serbe. Sipas burimeve ligjore, të arrestuarit akuzohen për krime kundër shëndetit publik, grup kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike. Raportohet se në krye bandës që kultivonte kanabis ishin dy shqiptarë, që merrnin “skllevër” për t’u kujdesur për bimët e marijuanës, të cilët vendoseshin të flinin nëpër shtëpi për t’u kujdesur për plantacionet.

Infrastruktura e çdo plantacioni për të ruajtur kushtet e duhura mjedisore kërkonte një shpenzim prej afro 20,000 euro, ndërsa drejtuesit e bandës paguanin me para duke rënë dakord edhe me pronarët e shtëpive për qiratë për aktivitetin e tyre.

Marrë nga lasprovincias.es

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje spanje arrestohen shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll