Politike

Balla: Fakti që ke dy ish ministra nën akuzë tregon se drejtësia po sulmon

9 Maj 2022, 20:35 Nga DOSJA
Balla: Fakti që ke dy ish ministra nën akuzë tregon se

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha çuarja para drejtësisë e personave të korrupsiar tregon se institucionet kanë përparuar dhe nuk janë aty ku kanë qenë. Ai mori si shembull dy ish ministrat e akuzuar shqiptarë, Lefter Koka dhe Saimir Tahiri.

Fakti që ke dy ish ministra të dy nën akuzë në burg tregon se koha në këtë vend… Drejtësia po sulmon. Këtë gjënë duhet ta themi…padrejtësitë e 30 viteve të fillojnë të zbardhen, në Shqipëri duhen hetuar, do të pres që nga ana e prokurorisë”, tha ai.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Marrë nga Top Channel

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike lefter koka saimir tahiri taulant balla lefter koka saimir tahiri taulant balla

Sondazh

Poll