Politike

Inceneratorët, Berisha: Marrëveshja u nënshkrua në zyrën e Ramës nga Agaçi

9 Maj 2022, 19:06 Nga DOSJA
Inceneratorët, Berisha: Marrëveshja u nënshkrua në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi abuzimi me inceneratorët është bërë me firmën e Ramës në zyrën e tij nga Engjëll Agaçi. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, në Syri Tv, Berisha tha se Agaçi i ka bërë të në kundërshtim me ligjin dhe se e ka kaluar me Vendim të Këshillt të Ministrave, pasi Agjencia e Prokurorimeve Publike e ka kundërshtuar këtë ligj.

Kanë të njëjtat qendra këta, mos t’i citojmë. Rama në zarfin që hapi u tha socialistëve që më i propozuari del Edi Rama. A e propozuan socialistët për ta hequr qafe, a e shpalli ky se ka dëshirë. Ka firmosur tek inceneratorët. Lefter Koka i propozoi Agjencisë së Prokurorimeve Publike që këtë tender ta bëjë me negociata të mbyllura. Por agjensia i ka kthyer përgjiigje që kjo nuk bëhet se nuk është e ligjshme. Kjo marrëveshje u nënshkrua në zyrën e Ramës nga Ëngjëll Agaçi. Njeriu i cili duhej të ndalonte procedurën. Agaçi me instruktimin e Ramës në kundërshtim të agjensisë e merr dhe e kalon te Këshilli i Ministrave. Agaçi ishte i njoftuar që kjo procedurë ishte i ndaluar me ligj. Firmën e ka vendosur Rama dhe sapo të shkoi Agaçi te prokurori, ai thot se firma është e Ramës dhe se ai ma kërkoi,” tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama engjell agaci sali berisha edi rama engjell agaci sali berisha

Sondazh

Poll