Politike

Açka: Turistët holandezë kanë luajtur me monumentet e Butrintit

9 Maj 2022, 17:19 Nga DOSJA
Açka: Turistët holandezë kanë luajtur me monumentet e

TIRANË- Deputetja Flutura Açka ka ngritur një shqetësim në Kuvend ditën e sotme në lidhje me monumentet e Butrintit. Ajo ka thënë se turistët holandezë gjatë një reality show, tha se ata kanë luajtur me replikën e një statuje të perëndeshës Dea dhe se ky reality show, ajo tha se është paguar nga qeveria shqiptare.

“Turistët holandezë kanë bërë këto në Butrint në verën e vitit 2021. Kanë luajtur me replikat. Nuk po them që është origjinale. Por edhe replikë, madje edhe Ministrja e di. Nga këto 10 episode vetëm 15 minuta janë kushtuar Shqipërisë. Në Holandë nuk të lejojnë as ta provosh këtë. Çështja është se unë Butrintin e kam ndjekur me shumë vëmëndje dhe se pyeta ekspertët nëse e dinë planin për Butrintin dhe se as nuk e kishin lexuar këtë projekt. Vazhdoni shkatërrojeni Butrintin,” tha Açka.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Sot seancë plenare! Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në orën 17:00, RENDI i ditës

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike flutura acka seanca plenare 9 maj 2022 flutura acka seanca plenare 9 maj 2022

Sondazh

Poll