Politike

Berisha: Manja është anëtar i organizatës kriminale! Jeta e këtij regjimi do shkurtohet

9 Maj 2022, 20:06 Nga DOSJA
Berisha: Manja është anëtar i organizatës kriminale! Jeta e

TIRANË- Lideri i PD Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe Ulsi Manja, të cilin e quajti anëtar të organizatës kriminale të përfshirë në dosjen ‘184’, e dinë fare mirë se ky pushtet nuk do të qëndronte nëse vendi do kishte pasur një opozitë të vërtetë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ nw Syri tv, Berisha u shpreh se qeverisë i ka hyrë lepuri në bark dhe horrori në shpirt ndërsa shtoi se ata po dekompozohen për shkak të skandaleve të tyre madhore.

Ndër të tjera lideri i PD tha se do të bëjë çdo gjë për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi që e ka çuar Shqipërinë në ditët më të vështira.

Rama dhe Ulsi Manja e dinë që kurrë ky pushtet nuk qëndronte nëse Shqipëria do kishte një opozitë të vërtetë. Ju ka hyrë lepuri në bark, horror në shpirt, po dekompozohen. A mundet një kryeministër të bëjë këtë që Rama bën me një Prokurori. As në diktaturë. Sali Berisha do bëjë gjithçka për t’i shkrtuar jetën këtij regjimi që ka prurë Shqipërinë në ditët e saj më të vështira. Vendi po shkretohet nga njerëzit. Çdo gjë trajtohet sipas standardeve të Ramës. Muajin tjetër fillojnë sirenat e urisë. Ilaçet nuk i blejnë dot njerëzit,”tha Berisha.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike edi rama sali berisha ulsi manja edi rama sali berisha ulsi manja

Sondazh

Poll