Politike

Ka ndikim “Tahiri” në shkarkim? Imeraj: Politika s’pranon prokuror të guximshëm

9 Maj 2022, 19:40 Nga DOSJA
Ka ndikim “Tahiri” në shkarkim? Imeraj: Politika s’pranon

TIRANË– Ish-kryetarja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ka komentuar kohën kur hetonte dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjatë fjalës së saj, në emisionin “Të paekspozuarit”, Imeraj tha se politika shqiptare nuk do një hetues të guximshëm.

Po ashtu, ajo mohoi të kishte takuar ndonjëherë kryeministrin Edi Rama. Megjithatë ajo shtoi se edhe po të kishte ndodhur nuk do të kishte asnjë problem.

Ka ndikim dosja Tahiri në shkarkim? Do të thoja që politika nuk dëshiron dhe pranon prokuror të guximshëm. Kështu e konsideroj veten. Jam takuar me Ramën? Për çfarë? Nuk ka rastisur të jemi takuar, është një gjë që Prokuroria… Nuk ka asnjë problem, nuk është person në kërkim. Deri tani *nis dhe qesh,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

politike politike elisabeta imeraj elisabeta imeraj

Sondazh

Poll